Në vendimin për kërkesën nr. 1840/23, GJEDNJ shqyrtoi një kërkesë që lidhej me të drejtën për kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes në një proces penal për akuzë të rëndë.

Kërkuesi pretendonte se caktimi i një avokati ex officio në mungesë të përfaqësuesit të tij të zgjedhur kishte cenuar të drejtën për mbrojtje efektive.

Gjykata vlerësoi se autoritetet kombëtare kishin ndërmarrë masa proporcionale për të garantuar vazhdimësinë e mbrojtjes ligjore, duke siguruar kohë për avokatin e caktuar që të njihej me dosjen dhe të përgatiste mbrojtjen. Gjithashtu, seancat përfundimtare ishin mbajtur nga avokati i zgjedhur, të cilit iu dha kohë shtesë për përgatitje.

Në këto rrethana, GJEDNJ gjeti se nuk kishte pasur cënim të të drejtave të mbrojtura nga neni 6 § 1 dhe 3 (b) i Konventës dhe shpalli kërkesën të pabazuar.