Udhëzimi i përgjithshëm nr. 26/2023, “Për tatiminmbi të ardhurat”
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar, i cili, megjithëse ka hyrë në fuqi, do të fillojë efektet e tij nga data 1 janar 2024. Në zbatim të ligjit nr. 29/2023, Ministri i Financave ka miratuar udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” (Udhëzimi), publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 137, datë 20.9.2023.
Udhëzimi ka si qëllim të përcaktojë kriteret dhe procedurat për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 29/2023. Në mënyrë të përmbledhur, udhëzimi parashikon si më poshtë vijon:
- personat rezidentë tatimorë në Shqipëri i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat, për të ardhurat e realizuara në territorin e Shqipërisë dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Për të ardhurat e realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, kreditohet tatimi i huaj i paguar, deri në masën e detyrimit të pagueshëm në Shqipëri që u atribuohen atyre të ardhurave të realizuara jashtë territorit të vendit.
- personat jorezidentë tatimorë në Shqipëri, i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat për ato të ardhura të realizuara në territorin e Shqipërisë, për ato të ardhura me burim në Shqipëri.
- të ardhurat nga një burim në territorin e Shqipërisë.
Ligji parashikon një listë jo shteruese të të ardhurave me burim në Shqipëri, si më poshtë:
- të ardhurat nga punësimi dhe shërbimet e kryera në Shqipëri,
- të ardhurat nga veprimtari kulturore, artistike ose
sportive të kryera në Shqipëri,
- të ardhurat që janë detyrim për t’u paguar nga një punëdhënës rezident, edhe nëse puna kryhet jashtë vendit,
- të ardhurat nga veprimtaria e biznesit dhe të ardhurat e personave fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar, për veprimtari dhe shërbime të ofruara në Shqipëri,
- të ardhura nga biznesi që i atribuohen një selie të
përhershme në Shqipëri,
- të ardhurat nga pasuria e paluajtshme, aksesorët dhe frytet e tyre, si dhe të ardhurat që rrjedhin nga të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme që ndodhen në Shqipëri,
- të ardhurat nga të drejtat për shfrytëzimin e pasurive minerale, të pasurive hidrokarbure ose të drejta të tjera për shfrytëzimin e burimeve natyrore tokësore dhe ujore,
- të ardhurat nga pasuritë e luajtshme që ndodhen në Shqipëri,
- të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive apo të të drejtave të përcaktuara më sipër,
- të ardhurat nga aksionet dhe interesat e ngjashëm (truste, ortakëri, etj), në qoftë se gjatë 1 viti para tjetërsimit, 50% e vlerës së tyre buron nga pasuritë e paluajtshme ose të drejtat, të përmendura më sipër,
- dividendët e shpërndarë nga një person rezident,
- fitimet kapitale nga tjetërsimi i aksioneve apo titujve/instrumentëve të tjerë financiarë të entiteteve rezidente,
- interesat e paguara nga organet e qeverisjes vendore ose qendrore,
- qiratë, kontratat e qirasë, tarifat e licencës, tarifat e shërbimit teknik dhe/ose digjital automatik,
- honoratet,
- fitimet nga lojërat e fatit, trashëgimitë ose
dhurimet e marra nga asete që ndodhen në Shqipëri,
- të ardhurat nga përfitimi i mjeteve virtuale,
- të ardhurat nga çdo veprimtari tjetër që kryhet fizikisht në Shqipëri.
Ndërsa, udhëzimi sqaron se të ardhurat me burim në Shqipëri mund të jenë edhe të ardhura të tjera, të cilat mund të identifikohen:
- nisur nga pagesat që kryejnë tatimpaguesit rezidentë në Shqipëri për tatimpagues rezidentë ose jorezidentë në Shqipëri, pavarësisht nga detyrimi i paguesit të të ardhurave për të mbajtur tatimin në burim apo detyrimit të përfituesit të të ardhurave për të deklaruar të ardhurën e marrë dhe për të paguar detyrimin tatimor në lidhje me këtë të ardhur,
- nisur nga pagesat që kryejnë tatimpaguesit jorezidentë në Shqipëri për tatimpaguesit rezidentë në Shqipëri pavarësisht nga detyrimi i paguesit të të ardhurave për të mbajtur tatimin në burim apo detyrimit të përfituesit të të ardhurave për të deklaruar të ardhurën e marrë dhe për të paguar detyrimin tatimor në lidhje me këtë të ardhur. Në raste të tilla, udhëzimi përmend si shembuj të ardhurat dhe pagesat për personat rezidentë shqiptarë në platformat e internetit si Google, Tik-Tok, Instagram, Facebook, Youtub etj. Airbnb, Booking etj., apo në platforma të blerjes së mallrave, si Amazon, Alibaba etj.
- tatimpagues i tatimit mbi të ardhurat konsiderohet çdo individ, person fizik tregtar dhe të vetëpunësuarit (së bashku persona fizikë).
- tatimi mbi të ardhurat që paguhet nga personat fizikë përfshin (i) tatimin mbi të ardhurat nga punësimi i individëve, (ii) tatimin mbi të ardhurat nga biznesi i personave fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar, (iii) tatimin mbi të ardhurat nga investimi (kapitali), (iv) tatimin mbi të ardhurat nga dhuratat, trashëgimia dhe lojërat e fatit, kur të ardhurat janë përfituar në Shqipëri.
- të ardhurat nga punësimi tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%,
- të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%,
- të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendët dhe ndarjet e fitimit, ndërsa 15% të ardhurat e tjera nga investimi,
- të ardhurat nga dhuratat, trashëgimitë dhe lojërat e fatit tatohen me normën 15% pa zbritur ndonjë kosto të tyre.
- entitetet e krijuar sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” apo me ligje të veçanta, shoqëritë e thjeshta të krijuara sipas parashikimeve në Kodin Civil, si dhe entitetet e tjera, përfshirë entitetet jorezidente, që krijojnë seli të përhershme në Shqipëri (në formën e degës apo formave të tjera) dhe kanë fitime me burim në Shqipëri, i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat e korporatave.
- norma standarde e tatimit mbi të ardhurat e korporatës është 15%.
Ky udhëzim hyn në fuqi duke filluar nga data 1 janar
2024.