LICENCIMI PËR ADMINISTRIMIN KOLEKTIV TË TË DREJTAVE TË AUTORIT

Ministria e Kulturës ka miratuar udhëzimin nr. 338, datë 2.6.2023, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për marrjen e licencës për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit, ripërtëritjen e saj, si dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pezullimin dhe heqjen e licencës në zbatim të ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to“, i ndryshuar (Udhëzimi), publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 87, datë 02.06.2023.

Udhëzimi përcakton kriteret dhe procedurat për marrjen dhe rinovimin e licencës për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, përfshirë edhe procedurën e pezullimit apo heqjes së saj.

Organizatat jofitimprurëse, përveç kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, duhet të plotësojnë edhe disa kritere të veçanta të tjera për:

licencimin

mbajtësve të të drejtave;

rinovimin

organizimin e brendshëm të personit juridik;