info@arsfirm.al Kontakti: +355692476387

Për t’ju informuar me ndryshimet më të fundit në legjislacionin ligjor dhe financiar, ky mini- alarm tatimor i përgatitur nga “A.R.S Legal & Financial Services” , ju ofron informata të vlefshme mbi publikimet më të fundit të legjislacionit shqiptar.

Në Fletoren Zyrtare  Nr. 178, datë. 09.10.2020 është botuar Akti Normativ Nr. 31, datë 07.10.2020 Për faljen e masave administrative, me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”, akt i cili ka hyrë në fuqi menjëherë me publikimin e tij në Qendrën e Botimeve Zyrtare.

Ky akt normativ parashikon:

 

Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror, për të gjithë ata që nuk zotërojnë një llogari bankare, do të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.
Të gjitha  lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.

Për mënyrën, rregullat e hollësishme për zbatimin e faljes, kthimin e shumave të paguara dhe leje/licensave/mjeteve ngarkohen institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.