1. Analizë biznesi

Një vlerësim i plotë i biznesit tuaj. Ne ju asistojmë për të përcaktuar se si biznesi performon nga ana financiare dhe se si janë përqëndruar burimet njerëzore. Në bashkëpunim me objektivat afatagjata të biznesit tuaj, ne ofrojmë konsulencë për arritjen e këtyre objektivave.

 

  1. Vlerësim i investimeve të reja; Studim Fizibiliteti.

Ne ju mundësojmë përcaktimin e përfitueshmërisë nga investimet e reja në sektorin tuaj. Kthimin nga ky investim dhe mundësitë e zgjerimit në industrinë e agrobiznesit.

 

  1. Ristrukturim kompanie

Ofrimin e praktikave më të mira për ristrukturimin e burimeve njerëzore në kompaninë tuaj dhe përcaktimi i detyrave në përputhje me objektivat e kompanisë.

 

  1. Aplikime për Grante (AZHBR/IPARD)

Përgatitja e Planit të Biznesit dhe dhënia e konsulencës për plotësimin e kushteve për aplikimin në thirrjeve për grante (Skema kombëtare, IPARD, BERZH) si dhe ndjekja e të gjithë procedurës së nevojshme për aplikim.

 

  1. Shërbime Ligjore.

Asistencë ligjore në përfitimin e fondeve nga donator apo banka të nivelit të dytë. Draftim kontratash dhe këshillime ligjore për mbështetjen e subjektit tuaj në marrëdhëniet me furnitorët apo klientët.