A.R.S Legal & Financial Services është një zyrë e konsoliduar në tregun shqiptar që ofron ekspertizë juridike dhe financiare në fusha të ndryshme, me një staf të përbërë nga avokatë dhe ekspertë kontabël që kanë mbaruar studime me rezultate të shkëlqyera në Shqipëri. Pas situatës së pandemisë COVID- 19 në Shqipëri, si mendoni se do të luhasë tregu që A.R.S Legal & Financial Services mbulon?

Më lejoni t’ju them se situata e krijuar nga pamdemia COVID-19 nuk ka qenë aspak e lehtë, jo vetëm nga pikëpamja njerëzore, por edhe për ndërmarrjen që unë drejtoj.
A.R.S Legal & Financial Services është një zyrë që ka klientë vendas dhe ndërkombëtar, prandaj kemi shumë kërkesa nga qytetarë të huaj për konsulencë në lidhje me metodat e investimeve në Shqipëri dhe asistimin e tyre këtu, si ligjërisht ashtu edhe financiarisht.
Duke filluar nga Marsi i vitit 2020, kur u identifikuan rastet e para të COVID-19 dhe filloi faza e karantinës së vendit, ne u përballëm me pasigurinë e qytetarëve të huaj për të investuar në Republikën e Shqipërisë, pasi situata ishte globale dhe nuk dihej kur do të përfundonte e gjithë kjo situatë.
E gjithë kjo pasiguri ka shkaktuar ulje të rrjedhës sonë të punës me këta klientë, dhe të gjitha procedurat janë shtyrë për një moment të dytë, pas përfundimit të pandemisë.
Pasiguria reflektohet edhe në tregun e brendshëm. Në terma juridikë, pasi afatet e parashkrimit për paditë u pezulluan, klientët shtynë procedurat e tyre për një moment të dytë, ndërsa konsulenca u përqëndrua vetëm në veprimet e tyre të ngutshme. Por edhe për sa i përket departamentit financiar, ne nuk kemi pasur klientë të rinj gjatë kësaj periudhe, përkundrazi kemi vërejtur mungesë të likuiditetit të disa prej klientëve ekzistues për shkak të pezullimeve të aktiviteteve të tyre.

Unë mendoj se pas hapjes së ekonomisë së vendeve dhe funksionimit në kapacitetin e plotë të institucioneve publike, situata do të normalizohet disi dhe njerëzit / bizneset do të kenë nevojë për shërbimet që ne ofrojmë. Gjithashtu, procedurat që kanë qenë në marrëveshje besoj se do të përmbyllen me sukses.

Në kohë krize, menaxhimi i stafit është shumë i rëndësishëm. Cilat janë mënyrat tuaja që të udhëhiqni sa më mirë ekipin tuaj gjatë kësaj periudhe të vështirë?

Siç citova më lart, kjo pandemi ka ndikuar shumë jo vetëm në ekonomi, por edhe në psikologjinë njerëzore dhe në mënyrën se si ne perceptojmë gjithçka rreth nesh.
Gjatë kësaj periudhe, diktuar dhe nga pozicioni që kam në A.R.S Legal & Financial Services si Themelues / Drejtor i Përgjithshëm, unë duhej të isha më afër se kurrë me stafin që drejtoj, sigurisht në një distancë, për të koordinuar përparimin e Zyrës dhe përmbushjen e nevojave të klientëve tanë, por edhe duke respektuar shëndetin e secilit prej tyre.
Në ideologjinë time si drejtuese, stafi është gur themeli i një ndërmarrje, dhe për pasojë sa më shumë të kujdeseni për të, aq më të efiçente është puna e tyre.
Ne u dakordësuam që puna të bëhej në distancë gjatë kësaj periudhe, duke qenë gjithnjë profesional, por në të njëjtën kohë dhe të sigurtë.

 

Një mesazh për anëtarët e CCI France-Albanie?

Para së gjithash, uroj që të gjithë të jenë të mirë së bashku me të dashurit e tyre, pasi kjo situatë na bëri të kuptojmë më shumë se kurrë rëndësinë e shëndetit dhe njerëzve përreth nesh, si dhe të respektojnë rregullat e diktuara.

Uroj gjithashtu që kjo situatë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë ne, dhe që rimëkëmbja ekonomike të jetë sa më e shpejtë dhe e lehtë.

Kujdesuni dhe respektoni Protokollet e Sigurisë të aprovuara nga Qeveria, kurseni veten dhe kapitalin njerëzor të subjekteve tuaja!

Për të gjithë ata anëtarë që kanë nevojë për konsulencë në lidhje me Protokollet e Sigurisë dhe të gjitha aktet ligjore të nxjerra në kuadër të pandemisë, A.R.S Legal & Financial mund t’i ndihmojnë ata falas. Pra, mos hezitoni të na kontaktoni.