Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 79/2021 për të huajt” synon përmirësimin e kuadrit ligjor për të huajt që hyjnë dhe qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qëllimi është të garantohet një sistem më efikas, i drejtë dhe më i aksesueshëm duke përdorur digjitalizimin në menaxhimin e migracionit.
📌 Çfarë sjell ndryshe projektligji?
✅ Zgjerim i përkufizimeve ligjore:
Përveç zgjerimit të përshkrimit për përkufizimin tashmë ekzistues “punonjës me kualifikim të lartë”, projektligji shton edhe terma të rinj si “investitor”, “i vetëpunësuar” dhe “punëtor shtëpie”. Ky i fundit njihet si i huaji që punësohet nga një familje për të kryer punë në banesë apo shërbime të ngjashme, sipas legjislacionit shqiptar.
✅ Lëvizje e lirë për shtetasit e BE-së:
Shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe anëtarët e familjeve të tyre do të kenë të drejtën të lëvizin dhe të qëndrojnë në Shqipëri pa pasur nevojë për leje qëndrimi apo leje unike, nëse plotësojnë disa kushte specifike.
✅ Dokument i ri “Kartëqëndrimi për familjarët e shtetasve të BE-së”:
Kur anëtarët e familjes së një shtetasi të Bashkimit Evropian nuk janë shtetas të BE-së, do të pajisem me një dokument të veçantë: “Kartëqëndrimi të një anëtari të familjes së një shtetasi të BE-së”.
✅ Certifikata e regjistrimit – një risi ligjore:
Shtetasit e BE-së që qëndrojnë më shumë se 3 muaj në Shqipëri duhet të regjistrohen online pranë autoritetit përkatës, brenda 3 muajve nga dita e mbërritjes. Pas regjistrimit, ata do të pajisen me një certifikatë regjistrimi.
✅ Procedura më të shpejta për lejet e qëndrimit:
Afatet për shqyrtimin e kërkesave për lëshimin e lejeve unike të qëndrimit janë kufizuar në maksimumi 4 javë nga data e aplikimit – një hap drejt efikasitetit dhe transparencës.
✅ Trajtim të diferencuar sipas kategorive të të huajve:
Projektligji njeh trajtime të ndryshme ligjore bazuar në qëllimin dhe statusin e qëndrimit të të huajve, duke ofruar garanci procedurale të qarta dhe të standardizuara për çdo rast.
📍 Ky projektligj është një hap i rëndësishëm për garantimin e të drejtave të të huajve në Shqipëri, duke forcuar gjithashtu sigurinë dhe menaxhimin e migracionit.