Akti normativ për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat

Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ nr. 2, datë 7.6.2023, “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili synon zbusë kostot financiare ndaj eksportuesve të mallrave në regjimin e përpunimit aktiv, të prekur nga rënia e kursit të këmbimit të valutave të huaja (kryesisht euros). Ky akt normativ është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 92, datë 23.06.2023.

Akti normativ parashikon se subjektet eksportuese të mallrave në regjimin e përpunimit aktiv, të cilët gjatë vitit 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve (përfshirë eksportet), do të paguajnë tatimin mbi fitimin për vitin 2023 deri me datë 31 mars 2024, por nuk do të paguajnë këstet e parapagimeve të periudhës 30 qershor, 30 shtator apo 31 dhjetor të vitit 2023.

Shpjegim: Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon se bilanci kontabël dhe anekset e tij, së bashku me të dhënat e tjera shoqëruese, dorëzohen brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan këstet tremujore të tatimit mbi fitim brenda datës (a) 30 mars, për muajt janar, shkurt, mars; (b) 30 shtator, për muajt korrik, gusht dhe shtator, dhe, (c) 30 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

**Ligji nr. 29/2023 fillon efektet e tij nga data 1 janar 2024 (me përjashtim të nenit 69 (1) (ç) dhe 69 (2), të cilët i kanë filluar efektet me datë 1 qershor 2023) dhe deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji, zbatohen parashikimet e ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Neni 69 (1) (ç) i ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se personat juridikë, të regjistruar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e software-ve, do t’i nënshtrohen tatimit mbi fitim me normë 5% deri më 31 dhjetor 2025.

Ndërsa, neni 69 (2) parashikon se tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi, për periudhën 1 qershor 2023 – 31 dhjetor 2023 është si më poshtë vijon:

E ardhura nga paga në lekë/muaj E ardhura e tatueshme në lekë/muaj Norma tatimore në përqindje/muaj
Nga Deri në Nga Deri në
0 50 000 0 50 000 0%
50 001 60 000 0 35 000 0%
35 001 60 000 13% të shumës mbi 35 000
lekë
60 001 0 30 000 0%
tepër 30 001 200 000 13% e shumës mbi 30 000
200 001 lekë
tepër 22 100 lekë + 23% e
shumës mbi 200 000 lekë

Projektligji për disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndryshimet kryesore që sjell ky projektligj janë si më poshtë vijon:

Projektligji për disa ndryshime në ligjin për sistemin e taksave vendore

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar. Projektligji synon të propozojë një lehtësi të re fiskale për sa i përket taksës së ndikimit në infrastrukturë, për strukturat që destinohen për përdorim në sektorin bujqësor e blegtoral.

Sipas ndryshimeve të propozuara, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimin e strukturave që destinohen për përdorim në

sektorin bujqësor dhe blegtoral është jo më shumë se 1% e vlerës së investimitndërsa për Bashkinë e Tiranës është jo më shumë se 2% e saj.

Gjithashtu, taksa si më sipër përcaktuar aplikohet edhe për subjektet që janë në proces aplikimi për t’u pajisur me leje ndërtimi për ndërtimin e strukturave që destinohen për përdorim në sektorin bujqësor dhe blegtoral.