Më datë 15.01.2026, u miratua Ligji nr.86/2025 nëpërmjet të cilit mund të realizoni fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara, si dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë.
Subjektet që përfitojnë:
– Tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv, pasiv, të cregjistruar ose me statuse të tjera në sistemin tatimor “e-tax”, për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore;
-Subjektet debitore ndaj administratës doganore.
Subjektet që nuk përfitojnë:
-Tatimpaguesit/subjektet të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, përpara ose gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të këtij ligji.
Përjashtim! Përfitojnë nëse janë në proces ankimi administrativ/gjyqësor për detyrimet dhe heqin dorë nga ankimi administrativ/e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente.
Çfarë përfitoni nga ky ligj?
1.Fshirjen e detyrimeve të papaguara (deri më 31.12.2014):
-Detyrimet tatimore(me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore);
-Detyrimet sipas ligjit nr.9632/2006, “Për sistemin e taksave vendore”;
-Dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore;
-Detyrimet të vendosura për subjektet e cregjistruara në QKB pas datës së cregjistrimit.
2.Shuarja pjesore e detyrimeve me kusht pagimin e tatimit/taksës/tarifës/kontributit:
-Për detyrimet dhe taksat/tarifat vendore për periudhën 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, (Përjashtohen kontributet e sigurimeve shoqërore/shëndetësore):
a) 50% shuarje, nëse paguhet 50% e mbetur deri më 30.06.2026;
b) 25% shuarje, nëse paguhet 75% e mbetur deri më 31.12.2026.
Sa më sipër, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
-Gjobat dhe kamatëvonesat nga 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, nëse tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet deri më 31.12.2026;
-Dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore nga 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2024, me kushtin që të paguhet 100% kontributi deri më 31.12.2026.
3.Fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore të tjera:
-Tatimi/taksa/tarifa/kamatëvonesa/dënimet administrative për tatimpaguesit, që rezultojnë të cregjistruar nga QKB/vendim gjykate/administratën tatimore deri në 31.12.2024;
-Dënimet administrative për mosdeklarim në afat deri në 31.12.2024, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve;
-Dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që u përkasin periudhave deri në datën 31.12.2024, me kusht që Ádo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.6.2026;
-Dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare tëaplikuara, të llogaritura deri në datën 31.12.2024;
-Gjobat dhe interesat e gjenuara në sistem nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.
4.Fshirja e detyrimeve të pagueshme në doganë
–Fshirje e plotë:
a)Detyrimet doganore deri më 31.12.2014;
b)Gjobat/kamatëvonesat për subjektet debitore vetëm për këto periudha.
–Shuarje me kusht (1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019):
a)50% shuarje nëse paguhet 50% deri më 30.06.2026;
b)25% shuarje nëse paguhet 75% deri më 31.12.2026.
– Gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, falen me kusht pagimin e plotë të detyrimit deri më 31.12.2026.
-Detyrimet deri në vlerën 1 500 lekë për subjektet që nuk kanë detyrime të tjera.
-Detyrimet e individëve debitorë, për të cilët nuk ka informacion për numrin e identifikimit (ID), nuk është bërë njoftimi për detyrimin për mungesë identifikimi dhe nuk ka vendim për rikuperim me forcë të borxhit, përfshirë këtu edhe individët që kanë zhdoganuar automjete me NIPT-in/NUIS-in e përgjithshëm A000000A.
Kujdes! Për të gjitha detyrimet më sipër, nëse është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Çfarë mund të bëjmë ne për ju?
Nëse doni të përfitoni nga ky ligj dhe të jeni pjesë e skemës së fshirjes/shuarjes së detyrimeve, ne jemi në dispozicion për t’ju asistuar në të gjitha fazat e procesit.


