info@arsfirm.al Kontakti: +355692476387

Një nga problemet e lindura pas periudhës së post-komunizmit ishte privatizimi dhe e drejta e pronësisë, duke qenë se prona private u luftua shumë, duke u ndaluar dhe nga Kushtetuta e kohës. Duke mbajtur në konsideratë tranzicionin përmes së cilës kaloi prona private, kuptohet se një pjesë e tyre iu kthyen ish-pronarëve përmes Ligjit “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës Ish- Pronarëve”, ndërkohë që një pjesë dërrmuese u fitua nga pronarë të rinj, mirëpo në territorin e Republikës së Shqipërisë, vazhdon të ketë edhe prona “pa të zot”, të paktën dejure, të cilat nuk rezultojnë të regjistruara asnjëherë më parë.

Të gjithë ato pronarë të cilët defacto kanë në posedim prona të paregjistruara më parë, këshillohen të realizojnë regjistrimin fillestar të tyre, me qëllim dhënie vlerë pronës.

Me regjistrim fillestar kuptohet procesi, i cili, konsiston në regjistrimin për herë të parë të pasurisë së paluajtshme në regjistrin e të dhënave të pasurisë. Pra, pasuria e paregjistruar më parë pas këtij regjistrimi ka një kartelë pasurie ku pasqyrohen të gjithë të dhënat e pasurisë.

Regjistrimi është i rëndësishëm sepse falë tij, pasuria njihet zyrtarisht, në cdo kohë, nga të tretët, mund të disponohet sipas dëshirës, pra, të shitet, shkëmbehet, dhurohet, të trashëgohet ligjërisht ndër breza, të rivlerësohet, etj. Regjistrimi i pronës ndryshon statusin e saj nga “e ngrirë” (me të cilën nuk mund të bëhet asnjë veprim) në “aktive” (e cila mund të përdoret deri në kufinjtë e përcaktuar në ligj).

Në mënyrë që të realizohet regjistrimi duhet që pronari potencial i saj të jetë i pajisur me një titull pronësie si më poshtë:

 

 

* vërtetimi gjyqësor i faktit të pronësisë, pas datës 1.11.1994, nuk regjistrohet.

Ky aplikim mund të realizohet edhe elektronikisht nëpërmjet portalit qeveritar e- Albania, me një kosto shërbimi nga 5000-10000 lekë.

Për informacion më të detajuar dhe asistencë në regjistrimin fillestar të pasurisë kontaktoni si më poshtë vijon:

Email: info@arsfirm.al
Telefon: +355 69 247 6387
Web: www.arsfirm.al
Rruga “Kavaja” Qendra ” Sun Tower “, Kati 6-të, Ap. nr. 31, Tiranë, Shqipëri