Çështja Louis Vuitton Malletier v. Dooney & Bourke, Inc., Nr. 454 F.3d 108 (2d Cir. 2006), datë 30 qershor 2006, Gjykata e Apelit e SHBA-së, trajton një konflikt mbi shkeljen e markës tregtare, konkurrencën e pandershme dhe cenimin e markës, lidhur me dizajnin karakteristik të çantave Louis Vuitton Multicolore dhe koleksionin “It-Bag” të Dooney & Bourke.

Kur ngjashmëria përbën shkelje të markës?

Louis Vuitton → ← Dooney & Bourke

Louis Vuitton kundërshtoi koleksionin “It-Bag”, duke pretenduar shkelje të markës, konkurrencë të pandershme dhe cenim të markës.

Gjykata e Shkallës së Parë e njohu markën LV Multicolore si të mbrojtshme, por vlerësoi se përdorimi i shenjës nga Dooney & Bourke nuk krijonte mundësi që konsumatorët t’i ngatërronin produktet me ato të Louis Vuitton.

Gjykata e Apelit theksoi se mundësia e konfuzionit duhet të vlerësohet në dritën e të gjithë rrethanave të tregut, duke marrë në konsideratë mënyrën se si produktet paraqiten dhe shiten, perceptimin e konsumatorit dhe faktorët që mund të ndikojnë në lidhjen që konsumatori krijon midis dy markave.

Në veçanti, Apeli theksoi se konsumatori nuk i ka domosdoshmërisht të dyja çantat përpara në të njëjtën kohë për t’i krahasuar drejtpërdrejt. Prandaj, fakti që dallimet midis tyre janë të

dukshme në një krahasim “side-by-side” nuk përjashton vetvetiu mundësinë që një konsumator, duke u mbështetur në kujtesën e tij për markën, të krijojë një lidhje ose konfuzion.

Gjykata gjithashtu theksoi rëndësinë e përshtypjes së përgjithshme tregtare që krijojnë shenjat te konsumatori dhe jo vetëm të elementeve të veçanta të dizajnit.

Edhe pse Gjykata e Apelit në vitin 2006 vendosi një parim shumë të rëndësishëm në favor të Louis Vuitton, beteja ligjore përfundoi dy vite më vonë me një kthesë të plotë.

Në vitin 2008, Gjykata Federale e Nju Jorkut dha vendimin përfundimtar në favor të Dooney & Bourke, pasi pavarësisht kontekstit të tregut, nuk ekzistonte një mundësi reale konfuzioni për konsumatorët, duke u bazuar në tre arsye kryesore:

Shkronjat dhe simbolet krejtësisht të ndryshme (LV, DB)

Aplikimi i ngjyrave, te LV çdo logo kishte një ngjyrë të vetme, ndërsa te DB shkronjat brenda të njëjtit monogram kishin ngjyra të ndryshme.

Louis Vuitton nuk solli dëshmi apo sondazhe që vërtetonin se konsumatorët u konfuzuan realisht në treg.

IP INSIGHT “Ajo që blerësi mban mend është përshtypja e përgjithshme, jo detajet e vogla. Kështu, konteksti i tregut dhe kujtesa e konsumatorit vendosin gjithçka.”