PROJEKTLIGJI PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Me datë 26.04.2023, Këshilli i Ministrave publikoi për konsultim publik projektligjin “Për sigurinë kibernetike”, konsultim i cili ka përfunduar me datë 24.05.2023. Projektligji pritet të kalojë të shqyrtim e miratim në komisionet parlamentare dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, ligji nr. 2/2017, “Për sigurinë kibernetike” do të shfuqizohet.

Projektligji i propozuar është në përputhje të plotë me Direktivën (BE) 2016/1148 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 6 korrik 2016 “Në lidhje me masat për një nivel të lartë të përbashkët të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në të gjithë Bashkimin Evropian” (NIS 1), si dhe është përafruar pjesërisht me Direktivën (BE) nr.2022/2555 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, datë 14 dhjetor 2022 “Mbi masat për një nivel të lartë të përbashkët të sigurisë kibernetike në të gjithë Bashkimin Evropian, duke ndryshuar Rregulloren (BE) nr.910/2014 dhe Direktivën (BE) nr. 2018/1972, dhe duke shfuqizuar Direktivën (BE) nr. 2016/1148” (NIS 2).

Qëllimi i projektligjit është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve publike dhe private, të cilët administrojnë infrastruktura të informacionit, rrjetet e komunikimit dhe sistemet e tyre, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në vend.

Krahasuar me ligjin aktual në fuqi nr. 2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, ky projektligj sjell disa risi kryesore:

(pjesërisht)