📌 Çfarë janë të dhënat personale?
Janë çdo informacion që identifikon ose mundëson identifikimin e një personi fizik, si emri, ID, adresa, kontaktet apo edhe gjurmët e aktivitetit digjital.
📌 Çfarë nënkupton përpunimi?
Çdo veprim mbi të dhënat personale, si mbledhja, regjistrimi, ruajtja, përdorimi, shpërndarja, ndryshimi ose fshirja e tyre.
🔑 Detyrimet e Reja për Kontrolluesit dhe Përpunuesit
- Zbatimi i masave teknike dhe organizative për përpunim të ligjshëm dhe të sigurt, të tilla si: pseudonimizimi i të dhënave të projektuara, minimizimi i të dhënave, etj;
- Mbrojtja e të dhënave by design dhe by default;
- Raportimi i shkeljeve te Komisioneri (jo më vonë se 72 orë pas marrjes dijeni për cenimin) dhe, kur është e nevojshme, te subjektet e të dhënave;
- Kryerja e një analize të rreziqeve përpara nisjes së një përpunimi që mund të cenojë të drejtat dhe liritë e individëve.
▪ Konsultimi paraprak me Komisionerin, në rast të përpunimit të të dhënave me rrezik të lartë;
▪ Emërimi i Përgjegjësit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO);
▪ Detyrimi për të garantuar përputhshmërinë me ligjin.
▪ Hartimi i kodeve të sjelljes;
▪ Alternativa e certifikimit nga organizma të akredituar, për të vërtetuar përputhshmërinë me ligjin.
🌍 Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale
Të dhënat personale mund të transferohen jashtë Shqipërisë vetëm nëse në vendin ose organizatën pritëse garantohet një nivel i mjaftueshëm mbrojtjeje ose ekzistojnë garanci ligjore për transferimin.
⚖️ Sanksionet
Shkeljet e detyrimeve për mbrojtjen e të dhënave personale mund të dënohen me gjoba deri në 1 miliard lekë ose deri në 2% të xhiros vjetore globale të shoqërisë.
Për shkelje më të rënda, si cenimi i parimeve bazë të përpunimit, shkelja e të drejtave të subjekteve ose transferimet e paligjshme ndërkombëtare, gjobat mund të arrijnë deri në 2 miliardë lekë ose deri në 4% të xhiros totale vjetore globale, duke u aplikuar shuma më e lartë.
Për më shumë, na kontaktoni!


