Udhëzimi i ri për tatimin mbi të ardhurat sjell ndryshime në trajtimin e pagesave për aktive jomateriale, të cilat tani klasifikohen si “honorarë” dhe i nënshtrohen tatimit në burim.

Tek “honoret” përfshihen:

  1. Të drejtat e autorit mbi veprat letrare, artistike dhe shkencore;
  2.  Patentat, markat tregtare, shpikjet, licensat dhe dizajnet;
  3. Pagesat për përdorimin e software-it me licensë;
  4. Të drejtat e transmetimit të përmbajtjes televizive, radiofonike dhe online;
  5. Informacioni teknik dhe përvoja specifike industriale, tregtare dhe shkencore.

Por si ndikon kjo në biznesin tuaj?

Administrata tatimore mund të kërkojë dokumentacion shtesë për të përcaktuar natyrën e saktë të pagesave. Për të shmangur pasiguri ligjore dhe tatimore, është e rëndësishme një analizë e kujdesshme e kontratave.

Në rastet kur ka marrëveshje ndërkombëtarepër shmangien e tatimit të dyfishtë, rregullat e OECD-së dhe UN-së do të jenë udhëzues kryesorë.