Në muajin qershor 2025, ka dalë në pah një konflikt ligjor ndërmjet OpenAI dhe bashkëpunëtorit të saj, dizenjuesit të njohur Jony Ive, me një ish-punëmarrës të Google, i cili kishte krijuar një startup të quajtur iyO, i fokusuar në zhvillimin e një pajisjeje audio (kufje).
Në fillim të vitit 2025, iyO prezantoi produktin e saj pranë OpenAI dhe studios së dizajnit të Jony Ive, me synimin për të realizuar një bashkëpunim të mundshëm. Më pas, OpenAI dhe Jony Ive lançuan një projekt të përbashkët të quajtur “io”, një pajisje harduerike që funksiononte me anë të inteligjencës artificiale.
iyO paditi OpenAI dhe Ive, duke pretenduar se emri “io” është shumë i ngjashëm fonetikisht me “iyO” dhe mund të shkaktojë konfuzion te konsumatorët. Pretendimet përfshijnë shkelje të të drejtave mbi markën tregtare dhe konkurrencë të pandershme. Përveç ngjashmërisë fonetike, të dy emrat i referohen produkteve që i përkasin së njëjtës fushë – teknologjisë.
Më 20 qershor 2025, një gjykatë federale në SHBA urdhëroi ndalimin e përkohshëm të OpenAI dhe partnerëve të saj nga përdorimi i emrit “io” në publikime dhe marketing. Si rezultat, OpenAI u detyrua të hiqte çdo material nga faqja e saj zyrtare që përmendte “io”, përfshirë video, artikuj dhe njoftime.


