Palët ndërgjyqëse kanë bashkëjetuar për disa vite dhe nga kjo marrëdhënie kanë një fëmijë të mitur. Pas prishjes së bashkëjetesës, fëmija ka jetuar me nënën. Gjatë kësaj periudhe është lëshuar urdhër mbrojtjeje në favor të nënës, për shkak të pretendimeve për dhunë nga babai. Nëna kërkoi në gjykatë përcaktimin e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore dhe caktimin e fëmijës nën kujdesin e saj.

Çështja shkoi për zgjidhje në gjykatë.

Arsyetimi i Gjykatës Lartë

Gjykata e Lartë parashtroi pikat e mëposhtme në lidhje me vendimet e marrë nga gjykatat e tjera:

  1. Mospërputhje me Konventën për Drejtat e Fëmijës

Neni 9 i Konventës garanton të drejtën e fëmijës për marrëdhënie të rregullta me të dy prindërit, përveç rasteve kur ka shkaqe të rënda për kufizim – të cilat nuk u provuan në këtë rast.

  1.  Mungesë arsyetimi i mjaftueshëm

Gjykatat e mëparshme nuk argumentuan në mënyrë të thelluar dhe të mbështetur në prova përse kufizimi i kontakteve të babait ishte i domosdoshëm në raport me interesin e fëmijës.

  1. E drejta për jetë familjareNeni 8 i KEDNJ-së

Edhe marrëdhëniet e bashkëjetesës pa martesë përbëjnë “jetë familjare” që meriton mbrojtje. Prindërit kanë të drejtë të ruajnë marrëdhënie afektive dhe personale me fëmijët e tyre.

  1. Parimi i interesit lartë fëmijës

Interesi më i lartë i fëmijës nuk matet vetëm në aspektin e kujdestarisë, por përfshin edhe pjesëmarrjen e qëndrueshme të të dy prindërve në jetën e tij. Marrja e vendimit duhet të jetë rezultat i një analize të plotë dhe të argumentuar për çdo faktor që ndikon në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës.

Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit dhe rikthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me qëllim rivlerësimin e të drejtës së takimit në përputhje me parimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe të drejtën për jetë familjare.