Ligji i ri “Për markat tregtare”, miratuar në korrik të 2025, sjell disa risi të rëndësishme krahasuar me ligjin e mëparshëm, të cilat kanë qenë të domosdoshme për modernizimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet ndërkombëtare dhe për rritjen e efikasitetit të mbrojtjes së markave tregtare. Risitë kryesore të këtij ligji përfshijnë:

  1. Regjistrim i thjeshtuar dhe i qartë i markave

Ligji i ri përcakton procedura më të qarta dhe më efikase për regjistrimin e markave tregtare, duke mundësuar një proces më të shpejtë dhe të thjeshtë për të gjithë palët e interesuara, përfshirë markat kolektive dhe certifikuese.

  1. Përputhshmëri me legjislacionin ndërkombëtar

Një nga arsyet kryesore krijimin e një ligji të ri ka qenë përputhja me rregulloret e Bashkimit Evropian dhe marrëveshjet ndërkombëtare si Konventa e Parisit dhe Marrëveshja TRIPS. Ky përafrim është i nevojshëm për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të markave tregtare për individë dheshoqëri që operojnë në Shqipëri.

  1. Mbrojtje e fortë për markat e njohura

Ligji i ri parashikon mbrojtje të zgjeruar për markat e njohura, duke i ofruar atyre mbrojtje më të fuqishme për mallrat dhe shërbimet që nuk janë të njëjta me ato për të cilat janë regjistruar, por që mund të dëmtojnë reputacionin e markës. Ky përmirësim është i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të markave të njohura në treg.

  1. Mbrojtje ndaj përdorimit paautorizuar markave

Ligji i ri forcon të drejtat e pronarëve të markave duke i dhënë atyre mundësinë për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të markave të tyre. Ky është një hap i rëndësishëm për të parandaluar keqpërdorimin dhe abuzimet që mund të ndikojnë në reputacionin e markës dhe të dëmtojnë konsumatorët.

  1. Procedura e thjeshtë për transferimin e markave

Ligji i ri ka përmirësuar procedurat për transferimin e pronësisë së markave tregtare, duke siguruar që ky proces të jetë i dokumentuar dhe i regjistruar në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë.

Kjo do të ndihmojë për të shmangur ngatërresat dhe pasigurinë ligjore gjatë transferimeve të markave.

  1. Licencimi i markave

Ky ligj ka parashikuar mundësinë e licencimit të markave, që mund të jetë ekskluziv ose joekskluziv, për disa ose për të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është regjistruar marka. Ky proces ofron mundësi të reja për bizneset dhe mbrojtjen e mëtejshme të të drejtave të markave.

  1. Përmirësimi i transparencës dhe mbikëqyrjes

Ligji i ri përmban dispozita që rrisin transparencën dhe efikasitetin e mbikëqyrjes së regjistrit të markave, duke mundësuar një administrim më të pastër dhe të kontrolluar, çka do të ndihmojë në parandalimin e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të markave.

Pse ishte e nevojshme krijimi i një ligji ri për markat tregtare?

Krijimi i një ligji të ri posaçërisht për market tregtare, duke e veçuar atë nga objektet e tjera të pronësië industriale ishte i domosdoshëm për të:

Ky ligj është një hap i rëndësishëm për modernizimin e legjislacionit shqiptar dhe forcimin e mbrojtjes së markave tregtare, duke siguruar një mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik dhe inkurajimin e investimeve në Shqipëri.