Megjithatë, kontrata nuk u zbatua. Impiantet nuk u instaluan, produktet nuk u shpërndanë dhe nuk bëri pagesat e duhura. CCBS pretendon se ka mbajtur impiantet të gatshme dhe ka bërë investime të konsiderueshme, por nuk ka marrë bashkëpunimin e nevojshëm nga . Nga ana tjetër, argumenton se kushtet teknike nuk ishin përmbushur dhe se nuk mund të fillonte furnizimi.
Shoqëria CCBS sh.p.k. i’u drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë me padinë me objekt: konstatimin e shkeljes dhe mospërmbushjes nga i padituri të kushteve dhe detyrimeve kontraktore, dhe të tërheqjes së njëanshme dhe të paligjshme nga Kontrata e Furnizimit, si dhe detyrimin e të paditurit të shpërblejë paditësin për dëmin material efektiv të shkaktuar.
1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
(Rrëzoi padinë)
Gjykata vlerëson se kontrata e lidhur midis palëve është lidhur me kusht pezullues dhe ajo do të fillonte efektet e saj juridike vetëm pas vërtetimit të kushtit. Pra, kontrata ka mbetur pa efekt, duke mos krijuar kështu të drejta dhe detyrime për palët. Gjykata arrin në përfundimin se padia është e pabazuar në prova dhe në ligj, e si e tillë duhet të rrëzohet në tërësi.
2. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
(Vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë dhe detyrimin e palës së paditur t’i paguajë palës paditëse dëmin e shkaktuar)
Gjykata e Apelit arsyeton se kontrata nuk është lidhur me kusht pezullues. Një situatë e tillë mos përmbushëse thjesht do të përbënte shkak për të kërkuar zgjidhjen e kontratës, sipas kushteve të nenit 777 të Kodit Civil.
Konkludohet se pala e paditur e ka zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën, pa shkak të ligjshëm dhe me faj. Pala e paditur duhet të dëmshpërblejë palën paditëse për dëmin pasuror të shkaktuar, në vlerën 8.521.425.
Vërehet se nuk provohet humbja apo pakësimi në fakt i pasurisë së palës paditëse. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ushtruar të drejtën e rekursit pala e paditur.
3. Gjykata e Lartë, 17.09.2025
(Vendosi pranimin e kërkesës dhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm)
Kolegji Civil arsyeton se, bazuar në nenin 479 të Kodit të Procedurës Civile, ekziston mundësia që nga ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit gjyqësor të vinin pasoja të rënda për palën paditëse.
Kolegji vlerëson faktin se pala kërkuese ka argumentuar gjendjen e saj financiare dhe rrezikun nëse vendimi do të ekzekutohet. Duke pasqyruar që të ardhurat kanë rezultuar në rënie dhe, referuar edhe vlerave që tregojnë se fitimet janë më të vogla sesa vlera e përcaktuar për dëmshpërblim, pretendohet se ekzekutimi i vendimit në rastin konkret do të sillte për subjektin pasoja të rënda dhe të pariparueshme.
Si rrjedhojë, Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, siç është, pa asnjë ndryshim.


