Në çështjen penale me nr. akti 2324 dhe nr. vendimi 2923 të datës 04.11.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shqyrtoi veprën penale të Shkeljes drejtave pronësisë industriale të parashikuar nga neni 149/a/2 i Kodit Penal, në ngarkim të dy shtetasve shqiptarë, të cilët rezultuan të padënuar më parë, me arsim të lartë dhe të aftë për të marrë përgjegjësi penale.

Çështja kishte si origjinë kallëzimin penal të paraqitur nga një shoqëri aksionare, e licencuar për transmetime audiovizive dhe mbajtëse e të drejtave ekskluzive mbi një platformë televizive me përmbajtje të mbrojtur, e cila evidentoi se nëpërmjet aplikacioneve “IPTV” dhe faqeve të ndryshme në internet, individë të caktuar, përfshirë të pandehurit, kishin shpërndarë në mënyrë të paligjshme përmbajtjen e mbrojtur, duke ofruar abonime për publikun pa pasur autorizim nga mbajtësi i të drejtave. Nga hetimet e Prokurorisë, të mbështetura në dëshmitë e punonjësve të kompanisë dhe aktet e ekspertimit teknik, rezultoi se përmes një pajisjeje të sekuestruar që përdorte portalin IPTV, ofroheshin në mënyrë të qëllimshme dhe të programuar kanale të platformave televizive shqiptare dhe të huaja, të aksesueshme për përdoruesit përmes lidhjes me internetin.

U provua gjithashtu se të pandehurit kishin përfituar të ardhura monetare nëpërmjet shitjes së këtyre abonimeve dhe veprimtaria e tyre nuk ishte as e licencuar, as e regjistruar në autoritetet shqiptare përkatëse, si AMA apo AKEP, çka përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të pronësisë industriale

Gjykata analizoi çështjen në tërësinë e saj, si në aspektin objektiv ashtu edhe në atë subjektiv. Në lidhje me anën objektive, u arrit në përfundimin se veprimet e kryera nga të pandehurit përputheshin me parashikimet e nenit 149/a/2 Kodit Penal, pasi përfshinin shpërndarje dhe shitje shërbimeve mbrojtura nga markat tregtare pa autorizimin e pronarit legjitim. lidhje me anën subjektive, u konstatua se pandehurit kishin vepruar me dashje drejtpërdrejtë dhe me ndërgjegje plotë për paligjshmërinë e veprimeve tyre.

Duke vlerësuar gjithashtu që të pandehurit kishin bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale dhe duke pasur parasysh se nuk ekzistonte asnjë rrethanë rënduese, por përkundrazi, të pandehurit kishin status të mëparshëm të padënuar, ishin të rinj në moshë dhe kishin arsim të lartë, Gjykata vendosi t’i shpallte fajtorë dhe t’i dënonte me gjobë përkatëse. Gjykata arsyetoi se edhe pse vepra përbën kundërvajtje penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, dënimi me gjobë ishte i nevojshëm për përmbushur qëllimin e parandalimit përgjithshëm dhe posaçëm, duke dhënë një mesazh ligjor mbi mbrojtjen efektive të të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë.