Znj.Alesja Vrenozi u diplomua në vitin 2025 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës me rezultate të shkëlqyera akademike. Ajo është një profesioniste e kualifikuar në fushën juridike, me ekspertizë të provuar në hartimin dhe analizimin e dokumenteve komplekse ligjore në fushën e së drejtës penale, administrative dhe civile.

Gjatë vitit 2024, ajo përfundoi praktikën profesionale pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku asistoi në hartimin e relacioneve gjyqësore dhe ndoqi nga afër ecurinë e proceseve gjyqësore, duke fituar përvojë praktike në arsyetimin juridik dhe analizën procedurale.

Nga tetori 2024 deri në janar 2026, ajo ushtroi detyrën e Asistentes Ligjore pranë studios ligjore “Qeleshi & Associates”, ku përgatiti padi, kundërshtime, kontrata komplekse, etj.

Puna e saj pasqyron aftësi të shkëlqyera në shkrimin juridik, arsyetimin analitik dhe negocimin.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze.

Aktualisht, Znj. Vrenozi është pjesë e zyrës A.R.S Legal & Financial Services në pozicionin Juriste/Asistent Avokate.