Znj. Çela ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, duke arritur rezultate të shkëlqyera në programin e Integruar të “Master i Shkencave në Drejtësi”.
Gjatë eksperiencës së saj akademike, ajo ka qenë pjesëmarrëse e programit Erasmus+ për studime në Republikën Çeke, ku ka pasuruar eksperiencën e saj ndërkombëtare dhe ka ndjekur trajnime të ndryshme që kanë kontribuar në zhvillimin e aftësive profesionale.
Znj. Klea ka qenë gjithashtu studente aktive në projekte shkencore që fokusohen tek Reforma në drejtësi dhe menaxhimin e institucioneve ligjore, duke zbatuar dhe promovuar standardet ndërkombëtare.
Ajo ka eksperiencë të mëparshme në një studio ligjore, ku ka zhvilluar aftësitë e saj praktike, me fokus të veçantë në fushën e të Drejtës Penale.
Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze.
Znj. Çela është pjesë e zyrës A.R.S Legal & Financial Services në pozicionin “Juriste”