Znj. Esmeralda Jaupaj ka përfunduar studimet Bachelor në degën Financë dhe  programin Master Shkencor në profilin Kontabilitet-Audit, i zhvilluar në gjuhën angleze, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. 

Znj. Jaupaj ka pasur mundësi të fitojë përvojë praktike të vlefshme përmes praktikave në kompani private si dhe në sektorin publik. Ajo ka ndjekur praktika në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe në Drejtorinë e Shërbimit Qeveritar (Kryeministri), të cilat janë fituar përmes  programit të ekselencës . Këto eksperienca i kanë ofruar asaj një njohuri të thellë dhe një përvojë të pasur në fushën e financave dhe kontabilitetit.

Znj. Jaupaj është angazhuar në disa trajnime dhe kurse të specializuara, të cilat i kanë ndihmuar për të zgjeruar dhe përmirësuar kapacitetet e saj profesionale. Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze.

Që nga viti 2021, znj. Jaupaj është pjesë e ekipit të A.R.S Legal & Financial Services, ku kontribuon në departamentin financiar të zyrës si “Kontabilist”.